Hoxhaj uron Sebastian Kurzin për marrjen e presidencës së BE-së

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 13:32 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelarin austriak Sebastian Kurz për marrjen e presidencës së BE-së nga ana e Austrisë, për vitin 2018.

Hoxhaj tha se ky është një momentum i rëndësishëm për Kosovën dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.

“Urime Sebastian Kurzit për marrjen e presidencës së BE-së nga ana e Austrisë për vitin 2018. Momentum i rëndësishëm për Kosovën dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BEsë. Suksese në detyrat dhe sfidat e reja”, shkroi Hoxhaj në Twitter.

 

Të ngjashme