Hoxhaj: Vetëm PDK-ja sjell investimet gjermane në Kosovë dhe hap vende të reja të punës

| 11 Shk 2021 | 17:55 | Nga

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi ka thënë se investimet gjermane përveç që do ta rimëkëmbin Kosovën, ato do të jenë orientim politik dhe përmirësimi i imazhit në botë.

Përmes një bisede me kryesuesin e Bordit të “FAKT AG”, Hubert Schulte-Kemper, Hoxhaj ka thënë se kanë biseduar për mundësinë e inversimeve milionëshe gjermane në Kosovë, të cilat sipas tij, do të krijojnë vende të reja të punës.

Lexoni statusin e plotë:

Investimet gjermane përveç që do ta rimekëmbin Kosovën, ato do të jenë orientim politik dhe përmirësim i imazhit tonë në botë.

Me kryesuesin e Bordit të “FAKT AG”, Hubert Schulte-Kemper, biseduam për mundësinë e investimeve milionëshe gjermane në Kosovë, të cilat do të krijojnë mijëra vende të reja të punës.

Për të mbështetur investimet gjermane në Kosovë, voto PDK me numrin 134

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme