Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë vizituar Shkollën Finlandeze në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj tha se kjo shkollë është ndër më të mira në Kosovë, por edhe në Evropën Juglindore.
“Bashkë me ambasadoren e Finlandës vizituam shkollën Finlandeze e cila është shkollë e bazuar në sistemin finlandez të arsimit sistem që udhëheq në botë nga cilësia në arsim e kompetencat që ofron kjo shkollë për nxënësit në Kosovë është njëra ndër shkollat më interesante në Kosovë rajon, Ballkan nuk kam dëgjuar që ka një program të tillë në Evropën Juglindore”, tha ai.
“Mësuam në detaje procesin mësimor se si ofrohet mësimi në baza ditore si të rinjve u ofrohet dije e shkathtësi dije për fusha të ndryshme”, tha Hoxha.
Ai tha se sistemi arsimi finlandez është më i miri pasi që përfshin trajnimin e mësimdhënësve.
“Shembull i mirë për vendin tonë, cilësia në arsim përcakton cilësinë në jetë dhe si individi të gjendet në shtet dhe shoqëri”.
Sipas tij, sistemi arsimor në Kosovë nuk është siç ka qenë më parë dhe tani ka më shumë cilësi.
“Në kohën kur isha ministër i Arsimit filluam kornizën e korrikulës që bashkohen në 7 kompetenca, në këtë shkollë ka kornizë të njëjtë ku nxënësit nuk duhet memorizuar faktet të mësojnë përmendesh”.
“…njëra ndër arsyet se pse sistemi finlandez është me i mirë në botë ka të bëj me trajnimin e mësimdhënësve dhe në këtë shkollë ka mësimdhënës finlandez meqë shkolla varet kush është mësuesi”.
“… në këtë shkollë tregon se kjo shkollë ofron arsim cilësor por edhe trajnime të mësimdhënësve në Kosovës nuk është ai siç ka qenë para 10 vitesh kur dikush për shkak të një shkolle të lartë 4 semestra ka mund të behet mësues tani kërkohet me shumë. Hapësira shkollore, trajnimi i mësimdhënësve dhe korrikula e programeve tregon se çfarë ndodh në sistemin e arsimit”.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall tha se ndihet krenare me nivelin që kjo shkollë ofron.
“Jam krenare me edukimin në Finlandë dhe për ketë sot jemi këtu më e rëndësishme të shohim nxënësit se si fëmijët luajnë, duke pasur një jetë të mirë dhe vetëm pas kësaj mund të bëhen ekspert dhe në shkollë kanë mundësinë. Ne e pamë objektin jam e lumtur që zv.kryeministri erdhi me ne sot dhe ndoshta herën tjetër do ta thërrasim Enver”.
Drejtoresha e Shkollës Finlandeze në Kosovë, Kaija-Leena Salovaar ka prezantuar para Hoxhajt punën që bën shkolla që ajo e drejton.
Ajo tha se momentalisht në këtë shkollë mësime vijojnë 110 nxënës nga e gjithë Kosova, ku mësimet janë deri në klasën e 10-të dhe i gjithë procesi mësimor zhvillohet në gjuhën angleze.
“Për të gjithë prindërit që duan të kenë edukimin më të lartë e cilësor për fëmijën e tyre, shkolla jonë Finnish School of Kosovo është një ekosistem që rritet secili fëmijë i mençur, i shëndoshë, kreativ, person social”.
“Jam e lumtur që erdhën këtu të shohin shkollën tonë dhe sistemin e edukimit të Finlandës që e kemi sjell në Kosovë dhe ne shpresojmë që kjo do të sjellë shumë mundësi për nxënësit në Kosovë të kenë përparësi me ketë edukim që po i jepet”, tha ajo.