Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, me rastin e miratimit të vendimit për përkthimin e një pjese të legjislacionit në alfabetin Braill, ka vizituar Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj shoqate, Daut Dyshuku, falënderojë Hoxhajn për vizitën e bërë. Ai ka vlerësuar vendimin e Qeverisë që legjislativi i vendit të përkthehet në shkrimin brail.
“Kisha kënaqësinë e veçante të pres mikun e personave të verbër të Kosovës, Zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj me çka ë falënderoj shumë për përkrahjen e vazhdueshme që e bënë për krijimin e mundësive të barabarta për persona të verbër e sidomos për vendimin që qeveria e Kosovës ka marrë në javën e kaluar të qasjes në informacion dhe shtypjes në shkrimin Braill të ligjeve që janë të prekur në aftësinë e kufizuar të plotësohet një objektiv që personat e verbër te informohen për ligjet dhe të drejtat e tyre”, tha Dyshuku, raporton Ekonomia Online.
Nismëtari i kësaj nisme, zëvendëskryeminstri Enver Hoxhaj, tha se në këtë takim morën edhe objektiva të reja që kanë nevojë të verbrit e Kosovës.
“Me kryetarin Dyshuku kam bashkëpunim 10-vjeçar. Në javën e kaluar me insistimin e Shoqatës kemi marrë vendim me qeverinë që një pjesë të ligjeve të botohen në shkrimin Brail. Gjatë këtij takimi morëm edhe një objektiv të ri duam që ta kemi sitezimin vokal që personat e verbër në Kosovë të kenë qasje në informim të plotë për çdo gjë që ndodhë në Kosovë dhe Shqipëri. Duam të kem bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë dhe qytetarët e Maqedonisë Veriore që në përmes të kësaj si të kësaj sinteze t’ju sigurojmë për çdo kërkesë që kanë”, tha Hoxhaj.
Ai përgëzoi edhe vendosmërinë e drejtuesit të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, për ndryshimet që janë në të mirë të tyre.