Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se në qeverisjen e tij për një familje do të ketë nga një mjek dhe do të jepen barnat falas.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, PDK në qeveri, do të sigurojë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.
Hoxhaj, gjithashtu shkroi se menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e mirëpritën planin e PDK-së për rimëkëmbje, me të cilin tha se parashihet edhe rritje e pagave në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.
Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:
Në Ferizaj për ta shpalosur vizionin e rimëkëmbjes së shëndetësisë 🏥. Në qeverisjen tonë do të ketë nga një mjek për çdo familje dhe barna falas 💊. Me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do t’i sigurojmë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.
Menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare 🥼 e mirëpritën planin tonë për rimëkëmbje 📈, ku parashihet edhe rritje e pagave 💶 në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.