Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar për propozimin për zgjedhjen e ish-spiunit rus, Alexey Kondratyev si raportues për Kosovën në Kshillin Evropian. Ai ka vlerësuar se kjo do të ishte një goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian
Përmes një shkrimi në Twitter, Hoxhaj ka bërë të ditur se sot bëhet zgjedhja e personit që do të jetë raportues për Kosovën në këtë Këshill.
Poashtu ai theksoi edhe faktin se zgjedhja e këtij raportuesi do të jetë shumë e rëndësishme edhe për Ballkanin.
“Sot, Këshilli Evropian mund të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për Ballkanin. Të zgjedhësh një agjent të GRU’së në një pozitë të tillë, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter