Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një
postimi në Facebook, tha se zgjedhjet e djeshme në Maqedoni janë një fitore e
madhe për shqiptarët, meqenëse do të përfaqësohen me numrin më të lartë të
deputetëve.
Hoxhaj uroi mikun e tij Ali Ahmeti nga rradhët e BDI-së dhe tha se është jetik roli i kësaj partie në përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve.