Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, priti në takim zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, Hoyt Brian Yee.
Demolli, falënderoi Yee për ndihmën që ShBA-të po japin për FSK-në. Ai vlerësoi lartë bashkëpunimin e dy shteteve dhe në veçanti Partneritetin e Bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Ministri Haki Demolli, e njoftoi Yee edhe për bashkëpunimin me DIRI-in në procesin e planifikimit të transformimit të FSK-së, si edhe me ecurinë e zhvillimit të procedurave për projektligjin për zgjerimin e misionit të FSK-së.
Nga ana e tij, zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, Hoyt Yee, përcolli mesazhin se Uashingtoni zyrtar është i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK-së me ligj.