Haradinaj: Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës po merr krah

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Ish Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë rekrutët e ri të FSK-së që u certifikuan sot.

“Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës po merr krah”, ka shkruar ai në Facebook.

“Krenar që sot rreshtit të saj iu bashkua brezi i parë i rekrutëve të ushtrisë sonë”.

“Urime Kosovë!”.

Haradinaj nuk ka qenë sot në ceremoninë e certifikimit të 337 ushtarëve të rinj të FSK-së, sikurse as Presidenti Hashim Thaçi.

Aty është parë vetëm Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili edhe ka mbajtur një fjalim.

Të ngjashme