Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj së bashku me zyrtarë të tjerë të AAK-së ka bërë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Ai tha se në këtë ditë përulemi para heronjve, “para atyre që kanë ra për liri”, raporton Ekonomi Online.
“E filluam këtu, po vazhdojmë te presidenti Rugova e vazhdojmë në Prëkaz, pastaj do të shkojmë edhe në Meje, sepse janë shumë martirë atje, është masakra më e madhe në Kosovë dhe do ta përmbyllim në Glogjan”, tha ai.
“Kuptohet më këtë e dërgojmë një porosi për me shënuar jo vetëm ato ngjarje, t’i quaj më kulmore, e vendet më kulmore, sepse kudo që pushon një trup i qytetarit tonë një shpirt i njeriut tonë ne jemi për të nderuar”, ka thënë ai.
Këto homazhe ai po i bën vetëm dy ditë pas kthimit të tij nga Franca ku ka qëndruar i ndalur për rreth katër muaj.