Ekonomia Online
FUNDIT

Biznesmeni kërkon nga qeveria lehtësira: Bizneset të lirohen nga tatimet dhe të krijohet Fond garantues

Biznesmeni kërkon nga qeveria lehtësira: Bizneset të lirohen nga tatimet dhe të krijohet Fond garantues

Biznesmeni Samir Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria që bizneseve tu krijohen edhe më shumë lehtësira për tu përballur me dëmet që u shkaktohen nga situata e krijuar nga Coronavirusi. Krasniqi ka përshëndetur masat e ndërmarra deri tash, por ka thënë se bizneset duhet të lirohen përkohësisht nga taksat, të bëhen paketa për punëmarrësit dhe krijimin […]

Biznesmeni Samir Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria që bizneseve tu krijohen edhe më shumë lehtësira për tu përballur me dëmet që u shkaktohen nga situata e krijuar nga Coronavirusi.

Krasniqi ka përshëndetur masat e ndërmarra deri tash, por ka thënë se bizneset duhet të lirohen përkohësisht nga taksat, të bëhen paketa për punëmarrësit dhe krijimin e një Fondi garantues.

Sipas Krasniqit, bizneset pa përjashtim mund të ndihmohen duke liruar përkatësisht pezulluar për një kohë nga taksat e ndryshme që për momentin janë ngarkesë financiare.

Krasniqi ka thënë se bizneset kanë zvogëluar orarin e punës së punonjësve deri te ndërprerja totale e punës.

“Në këtë rast Shteti duhet të kompensoj pagesat për punëmarrësit në një masë 50% nga paga neto dhe jo më pak se paga minimale. Për shembull një punonjës merr pagë 600 € neto. Nëse ai do të ndalonte së punuari, ai do të merrte rreth 300 euro neto nga shteti. Nëse ai punon gjysmën e kohës, punëdhënësi i paguan atij gjysmën e pagës së tij normale. Përcaktimi i pagës është lehtë i evidentueshëm nga të dhënat e pagave të fundit që raportohen në ATK përkatësisht në fondin pensional. Kjo të vazhdohet deri në kthimin e normalitetit.”. ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kurse, sa i përket Fondit garantues ai ka thënë se kjo do të ishte kredi mbijetese.

“ Bizneset private varësisht nga numri i të punësuarve dhe qarkullimit vjetor të mund të marrin kredi nga 5000 euro deri në 150000 euro. Kolaterali bankar të mbulohet nga shteti. Të thjeshtësohen procedurat. Të kontrollohet rreptësisht shfrytëzimi i kredisë nga banka përkatëse. Kthimi i kredive të jetë afatgjatë. Përcaktimi i afatit të bëhet individualisht pas tejkalimit të situatës.”, ka thënë ai.

Të ngjashme