Ministri në detyrë i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët për Vitin e Ri 2020.
‘’Duke falënderuar secilin qytetarë që ka kontribuar e kontribuon në të mirën e Kosovës, shtetit që të gjithë duam, uroj që në vitin 2020 të keni shëndet në radhë të parë dhe të keni mundësi që të realizoni qëllimet tuaja’’, ka thënë Gashi.
Kjo është komunikata e plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, e bashkatdhetarë shumë të respektuar
Uroj që te secili prej jush, arritjet e sukseset ta kenë dominuar këtë vit.
Jam i lumtur që gjatë këtij viti kemi arritur që si Ministri ta kalojmë në lexim të parë, projektligjin për Diasporën.
Jam i lumtur që kemi takuar e kemi vënë themele bashkëpunimi me shumë bashkatdhetarë e investitorë nga diaspora, që në vitin që po hyjmë e ne ato që do vijnë, do kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.
E gjithashtu i kemi sjelle për herë të parë në Kosovë një grup të arbëreshëve të Italisë, që paraqesin kulturën dhe traditën shqiptare që ka rezistuar ndër shekuj.
Duke falënderuar secilin qytetarë që ka kontribuar e kontribuon në të mirën e Kosovës, shtetit që të gjithë duam, uroj që në vitin 2020 të keni shëndet në radhë të parë dhe të keni mundësi që të realizoni qëllimet tuaja.
Qoftë ky vit i suksesshëm për të gjithë.