Përkundër borës së madhe policia aktive në trafik, apelon për kujdes

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe pse në kushte të vështira atmosferike, Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë zyrtarët policor janë të angazhuar në mbarëvajtjen e trafikut derisa u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes të shtuar.

“Edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike, zyrtarët policor të cilët janë në detyrë, janë të angazhuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Prapa meje kemi zyrtarë policor që kujdesen për mbarëvajtjen e trafikut, në mënyrë që të lehtësojnë qarkullimin e trafikut”.

“Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti tek ngasësit që të kenë kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike. Këto kushte mund të ndikojnë edhe në zvogëlimin e pamjes dhe mund të vijnë deri tek aksidentet”, ka thënë ai.

Referuar të reshurave të borës, paraqitjes së vështirësive në trafik, zvogëlimit të dukshmërisë gjatë ngasjes, Policia e Kosovës, kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të kenë një vigjilencë më të shtuar, të mbajnë distancën e nevojshme gjatë ngasjes si dhe t’u përshtatin  kushteve të rrugëve dhe atyre atmosferike shpejtësinë e automjeteve.

Policia e Kosovës përsëritë apelin e saj që në këto kushte atmosferike: të kenë kujdes shumë më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, t’iu përshtatin kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që është në interes të sigurisë së tyre dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Po ashtu  Policia e Kosovës, njofton qytetarët, opinionin e gjerë, se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, e në veçanti ndaj atyre që nuk posedojnë pajisjet dimërore, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Të ngjashme