Huawei dhe Gentle Monster përgatisin syze të mençura me stil

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Huawei ka njoftuar se me kompaninë koreaono-jugore Gentle Monster, e cila prodhon aksesorë luksozë për syza, po punon për krijimin e linjës së syzeve të mençura, shkruan Engadget.

Ndryshe nga Google Glass ose Snap Spectacles, modeli të cilin Huawei është duke e zhvilluar nuk do të ketë kamerë. Gjithashtu, syzet do të duken të zakonshme dhe të stilizuara. Kjo mund ta ndihmojë kompaninë kineze që të arrijë sukses në fushën ku të tjerët kanë dështuar.

Image

Syzet e mençura Huawei priten gjatë korrikut, ndërsa e vetmja gjë që dihet për to është se do të kenë bateri prej 2200mAh, me mbështetjen për mbushje pa tel si dhe asistent zanor të integruar, shkruan KOHA Ditore.

Në thirrje do të mund të përgjigjemi me shtypjen në kornizat e syzeve, në të cilat gjithashtu do të ndodhet mikrofoni direksional si dhe altoparlantët. Syzet do të kenë certifikatë të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit IP67, dhe do të vijnë me përkrahje për Bluetooth dhe NFC, si dhe portin USB-C.

Të ngjashme