Huawei Mate 30 do t’i ketë dy kamera me 40MP

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Pritet që Huawei do t’i prezantojë gjatë vjeshtës modelet Mate 30 dhe Mate 30 Pro, ndërsa telefonat do të duhej që në pjesën e pasme ta kenë një modul katror të kamerave. Sipas informuesit @rodent950, modeli standard do ta përdorë sistemin e kamerave 40MP + 40MP + 8MP, raporton GSMArena.

Sensori prej 40MP do të ketë madhësi prej 1/1.5″dhe një hapje të lentës prej f/1.6, por mund të jetë edhe më i madh – f/1.4. Sensori kryesor do të ketë piksele RYYB, siç kemi parë në telefonin Huawei P30 Pro. Gjithashtu, do të mbështesë funksione të ndryshme Cine lens.

Kamera e dytë prej 40MP do të jetë përgjegjëse për fotografi ultra të gjera. Huawei e ka përgatitur një befasi në formën e FOV-it me 120 shkallë, ndërsa sensorët do të kenë madhësi prej 1/1.7″. Kamera e tretë është një telefoto 8MP, dhe vjen me zoom 5X.

Specifikimet e tjera të telefonit Huawei Mate 30 përfshijnë çipsetin Kirin 985, modemin e integruar 5G, mbushjen e shpejtë prej 55W dhe mbushjen pa tel prej 10W. Mbetet të shihet nëse këto thashetheme (sidomos kur bëhet fjalë për kamerat) do të realizohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme