Huawei ka nënshkruar një marrëveshje me firmën ruse të telekomunikacioneve MTS për të zhvilluar teknologjinë 5G në Rusi.
Kompanitë do të zhvillojnë rrjetin 5G në Rusi gjatë vitit të ardhshëm, raporton BBC.
Marrëveshja u arrit pasi presidenti i Kinës Xi Jinping filloi një vizitë tre-ditore në Rusi.
Ndërsa vjen pasi disa vende perëndimore, të udhëhequra nga SHBA, kanë bllokuar firmën kineze me pretendimet se paraqet rrezik sigurie kombëtare.
Marrëveshja pritet të sjellë lehtësim për Huawei, i cili ka qenë nën një shqyrtim intensiv ndërkombëtar në muajt e fundit.