Huawei prezanton tabletin premium – MatePad Pro

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Zgjidhjet për kamerat punch-hole tashmë i kemi parë vetëm në telefona, ndërsa kompania Huawei ka vendosur që tani ta implementojë këtë dizajn edhe në tabletin e vet më të ri MatePad Pro. Në pyetje është tableti i segmentit premium, i cili i ka karakteristikat për të konkurruar në treg me modelet iPad Pro dhe Samsung Galaxy Tab S6, raporton GSMArena.

MatePad Pro e ka një panel AMOLED 10.8 inçësh, me rezolucion 2560 x 1600p dhe raport të faqeve prej 16:10. Huawei thekson se kornizat janë vetëm 4.9 milimetra të holla, gjë që kontribuon në ofrimin e një raporti prej 90% screen-to-body, shkruan KOHA Ditore. Në prerjen për kamerë është vendosur selfie sensori prej 8MP. I pranishëm është edhe sistemi me katër altoparlantë.

Tableti punon falë çipsetit Kirin 990, në kombinim me 6 GB/8 GB RAM dhe 128 GB/256 GB hapësirë për ruajtje. Pajisja do të jetë në dispozicion në variantet Wi-Fi dhe LTE. Në anën e pasme është kamera prej 13 MP.

Kur bëhet fjalë për mbështetjen softuerike, në dispozicion është Android 10 me interfejsin EMUI 10. Huawei e ka siguruar modin multi-screen, i cili e mundëson emulimin e telefonave të mbështetur nga Huawei në ekranin e tabletit në kohë reale. MatePad Pro gjithashtu ka laptop mode, i cili e mundëson interfejsin tradicional PC dhe funksionalitet multi-window.

Bateria e ka kapacitetin prej 7250mAh dhe e mbështet 40W Huawei SuperCharge, mbushje pa tel 15W dhe mbushje pa tel me mbështetje të kundërt 7.5W. Ofrohet edhe stylus M-Pen për interaksion dhe vizatim më preciz.

Image

Tableti Huawei MatePad Pro do të jetë në dispozicion në variantin e bardhë, të zi, të gjelbër dhe portokalli, duke filluar nga rreth 470 dollarë për modelin Wi-Fi 6 GB/128 GB, ndërsa variantet LTE do të kushtojnë rreth 540 dollarë për 6 GB/128GB dhe rreth 640 dollarë për modelin 8 GB/256GB. Tableti do të dalë në treg nga 12 dhjetori, ndërsa tani për tani nuk ka informacione për dispozicionin global.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme