Gjiganti kinez i teknologjisë, Huawei, ka zgjeruar biznesin e tij. Vetura e parë e kësaj kompanie është prezantuar në panairin e Shanghait me shenjën SF5.
Bëhet fjalë për një crossover hibrid, ku motori me benzinë shërben vetëm për si gjenerator i energjisë elektrike, në mënyrë që të rritet autonomia e veturës deri në mbi 1000 km.
Vetura është krijuar në bashkëpunim me firmën Cyrus, ndërkohë do të shitet si brend i Seresit.
Vetura është komfore, e gjatë 4700 mm, e gjerë 1930 dhe e lart 1625 dhe sipas dimensioneve krahasohet me SUV-in Audi Q5.
Brendësia është e digjitalizuar në maksimum, siç edhe pritet nga një kompani e teknologjisë si Huawei.
Shoferi do të mund të shijojë ambientin e ndritshëm, ulëset me masazh dhe “yjet në qiell”.
Sistemi multimedial, por edhe funksionet tjera janë të vendosura në një ekran të madh të ndjeshëm në prekje.
Vetura ka motor 1.5 litërsh me benzinë, që punon ekskluzivisht si gjenerator për mbushjen e baterive. Lëvizja mundësohet me dy elektromotorë, që në kombinim japin 551 kuaj fuqi.
Seres SF5, shpejtësinë prej 0 deri në 100 km në orë e arrin për 4.7 sekonda.
Dhe Huawei ka vendosur çmim relativisht të ulët për këtë që ofron, mund të blihet për 27.710 euro, por fatkeqësisht vetëm në tregun e Kinës.
Kompania Huawei është e njohur për produkte teknologjike, si telefona të mençur, për çka ka marrë një pjesë të rëndësishme të tregut global.