Chelsea duket se ka bërë një punë të mirë me talentin premtues, Callum Hudson Odoi.
Anësori premtues i Chelsea, Hudson Odoi, duket se do të hedh poshtë të gjitha spekulimet që vazhdojnë ta lidhin me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich.
Faqja zyrtare e ‘Bluve’ njofton se lojtari ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën e Chelsea.
Marrëveshja e kaluar e lojtarit do të skadonte gjatë verës së ardhshme dhe ai ishte target i disa ofertave të Bayern më parë.
18 vjeçari ka pësuar një dëmtim gjatë sezonit të kaluar dhe nuk ka bërë akoma debutimin në sezonin e ri, por ai pritet që gjatë kësaj jave të luaj me Chelsea U23.