Humb drejtimin e traktorit, vdes një person në Gjilan

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Një person ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e traktorit me rimorkio të ngarkuar me dru në fshatin Shurdhan të Gjilanit.

Viktima derisa ka qenë duke e drejtuar traktorin, pasi ka humbur drejtimin është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku  është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia përmes raportit, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme