Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën pasi u godit nga një tren mallrash.
Mësohet se 55-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë e si pasojë ka humbur edhe jetën, shkruan tagblatt.ch.
Sipas informacioneve nga policia 55-vjeçari nga Kosova ishte ndodhur në trasenë në mes të mbikalimit hekurudhor dhe stacionit hekurudhor të Arbonit në Zvicër. Ai është goditur nga treni i mallrave, e ndërsa nuk ka mundur ti rezistoj goditjeve në kokë.
Policia është duke punuar për sqarimin e plotë të ngjarjes ndërsa i ka kërkuar dëshmitarëve nëse kanë ndonjë informacion të paraqiten në stacionin e Policisë.