Tridhjetepesë vjecari me iniciale D.L. nga Sveti Nikolla ka humbur jetën mbrëmë në Liqenin e Ohrit.
Sic njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, D. L. (35) nga Sveti Nikolla ka kërcyer në plazhin Lagadin në Ohër dhe me kokë ka goditur një gurë.
Sipas Portalb.mk , gjatë rrugës për në Spital ai ka ndërruar jetë. Me kërkesë të Prokurit Publik trupi i vdekurit është dërguar për obduksion.