Në fshatin Sodovinë e Qerkëzve të Vitisë, gjatë ditës së djeshme është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti shtatë persona.
Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në QKUK.
Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.