Humb jetën punonjësi në Ambasadën e Malit të Zi në Tiranë

Prishtinë | 19 Maj 2023 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Punonjësi 62 vjeçar për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi në Shqipëri, ka ndërruar jetë mesditën e sotme.

Lajmin e ka dhënë policia përmes një njoftimi.

Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme