Një person e ka humbur jetën, pasi që është shtypur nga traktori që ka drejtuar dhe i cili është përmbysur pasi që e ka humbur kontrollin mbi të.
“Më 17 mars rreth orës 19:30 është denoncuar se në Kërçovë në rrugën rajonale drejt fshatit Papradishtë V.Sh. (22) nga fshati Popojan, duke e drejtuar traktorin me rimorkio, në të cilin ka qenë personi N.Sh. (41) ka humbur kontroll mbi traktorin dhe është rrokullisur, pas së cilës N.Sh. ka kërcyer nga rimorkio, ndërsa V.Sh. është shtypur nga traktori dhe ka vdekur në vendngjarje”, informojnë nga MPB, transmeton Telegrafi.
Prokurori publik dhe ekipi policor nga stacioni i policisë Kërçovë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes për varrim.