Kaluan zgjedhjet presidenciale dhe pritet 8 maji : Albin Kurti i futi hundët në Shqipëri dhe pësoi debakël. Në Luginë të Preshevës e formoi skuadrën e llaskucëve dhe rrogëtarëve të udhëhequr nga Shaip Kamberi në Luginë dhe Ardita Sinani me Ragmi Mustafën në Prishtinë, e para këshilltare e Albinit kurse Ragmiu si këshilltar i Besnik Rrencit. Në Mal të Zi nuk dhezi kombinimi me Dritan Abazoviqin, antishqiptarin dhe proserbin e thekur që, sipas udhëzimeve të Amfilohije Radoviqit e dobësoi substancën malaziase dhe e riktheu ndikimin rus dhe serb. Albini qartazi ka një padurim ndaj atyre që me luftë dhe sakrificë e bënë Kosovën shtet, kështu si është, në radhë të parë ndaj Hashim Thaçit , jo se nuk është pajtuar me te politikisht por se kushte mungesë të protagonizmit historik. Kishte deficit të theksuar historik krahasuar me Thaçin. Të njëjtin mosdurim e ka edhe ndaj Ali Ahmetit i cili, gjithashtu u bë, falë të gjitha luftave çlirimtare pjesë e përjetshme e Panteonit të shqiptarisë ku renditen të gjithë ata që kontribuuan, deri duke flijuar jetën e tyre, heronjtë dhe martirët e Kombit. Shqipëria mbaroi paq me Albinin duke e lënë pa asnjë ndikim politik atje. Në Luginë e riktheu ndikimin përmes shkarkimit të Shqiprim Arifit dhe rikthimit të gogolit Mustafa. Aspak nuk e njoh Shqipërim Arifin përveç se ka përdorur cilësime të rënda pë Albinin në vazhdimësi dhe se ka qenë i bojkotuar nga Albini dhe Besnik Rrenci që kanë favorizuar politikisht dhe materialisht krahun e rrogëtarëve në me krye Shaip Kamberi. Ndoshta Shqipërim Arifi e ka merituar të shkarkohet por më habit fakti se si në vend të tij, si organ i dhunshëm deri në zgjedhje u emërua , pa zgjedhje, Ragmi Mustafa , rrogëtari me pagesë i Besnik Rrencit.
Realisht Albini bashkë me Besnikun dhe ” Çetën e Rrogëtarëve ” përçau, deri në urrejtje shqiptarët e Luginës. Më herët Albini bëri luftë të hapur kundër Ali Ahmetit duke përdorur një hermafrodit politik dhe kombëtar , me dy shtetësi dhe du identitete kombëtare, Blerim Rekën në garë për president të Maqedonisë. Blerim Reka mori vota aq sa nuk i mjaftuan as për këshilltar lokal në Lagjen Shute Orizare që shërbyen si trapolinë për një karrierë politike në Amerikë, si konsull i Kosovës, me një pagë të lartë duke tredhur miza tërë kohën, punë që me të njëjtin përkushtim dhe sukses e bënë Gani Jakupi në Barcelonë, i tredhur nga çdo përgjegjësi.
Eksperimentin in vitro e vazhdoi me Zijadin Selën deri në kohën kur e kuptoi se Albini po e përdorë si armë qitëse për ta vrarë politikisht Ali Ahmetin. Sela iku dhe në vend të tij erdhi Bekim Koqja nga Alfabeti i Manastirit që, sikur Arbërie Nagavci nuk i dinte as sa shkronja i ka alfabeti i gjuhës shqipe por se përfituan shumë, analfabetja jofunksionale u bë ministre e arsimit në Kosovë kurse ” vetevendosësi ” Qokja u bë këshilltar politik i Albin Kurtit pikërisht për Maqedoninë. Në ndërkohë , të ikurit dhe të përjashtuarit nga BDI e formuan mendermethënë ” Grupin e Zjarrit ” për t’i vënë flakë Ali Ahmetit dhe shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Izeti, Bilalli, Afrimi dhe kanakari i VMRO -së , Arben Travari , bashkë me LV formuan ” grupin opozitar s’VLEN ” , si rrogëtarë të VMRO , për ta rrëzuar Ali Ahmetin dhe për ta luftuar UÇK, në emër dhe për llogari të komitave maqedonas.
Albini ishte në tubimin promovues në Tetovë, deri në kohën kur ” atentatorët ” e RTK – së organizuan atentat kundër tij. Falë zotit shpëtoi dhe pa asnjë pasojë u kthye në Prishtinë përmes autostradës që e ndërtoi Hashim Thaçi. Po të njëjtin grup të pordhagjinjve të ” Grupit të Zharrit ” e priti në Prishtinë në ditën kur varrosej viktima e dhunës në familje. Albini nuk shkoi ë Gjermani pasi shteti gjerman nuk garantonte siguri që aspak nuk ishte e vërtetë. Në tubimin zgjedhor në diasporë Albini e dërgoi një ministre të qeverisë Kurti e cila për sa kohë të zgjasë njerëzimi do të mbahet mend për shkak të një fjalimi të jashtëzakonshëm elektoral që përbëhet vetëm nga katër fjalë : ” keni përshëndetje nga Kurti ..” . Çfarë thellësie, elokuence dhe porosie elektorale, thjesht e paimagjinueshme dhe e papërsëritshme. Antologjike për kah injoranca, poshtëruese për kah nënshtrimi !
Nuk fituan as Osmani e as Travari por komitat dhe cubat maqedonas: Kandidatja e VMRO fitoi thuaja 40 përqind të votave, Pendarovski i Zaevit diku 20 përqind, Bujar Osmani te 15 përqindëshi kurse Arben Travari te 10 përqindëshi. Në balotazh shkojnë VMRO dhe LSDM kurse BDI dhe pirdhagjinjt e Grupit të Zjarrit ” e vazhdojnë luftën vëllavrasëse politike me armatim përçarës të Albin Kurtit. Ka qenë e qartë se shqiptarët nuk kanë gjasa në gara presidenciale por, si një trup i bashkuar , me një listë të përbashkët do të fitonin nja 30 deputetë. Në rrethana të përçarjes nga dronët kamikazë të Albin Kurtit në Maqedoni të Veriut roli i shqiptarëve do të margjinalizohet duke e humbur peshën politike. BDI mund të fitojë 13 – 15 deputetë, kamikazët e Albinit 7 – 9 deputetë duke u bërë bashkë me VMRO . Është pritje reale që Travari të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë, jo si fuqi politike por si substancë nënshtruese dhe pa përmbajtje kombëtare që aq shumë po pëlqehet nga VMRO e cila nuk e ka as dyshimin më të vogël të përcaktimit midis Ali Ahmetit dhe Arben Travarit. Travari e ka pikërisht këtë qëllim që përmes komitave të VMRO dhe llaskucëve të Albin Kurtit ta zhveshë shqiptarin e Maqedonisë nga çdo vlerë kombëtare duke e shndërruar në një forcë të papërfillshme politike . Përpjekja e Travarit, Albin Kurtit dhe komitave të VMRO është përpjekje për rishkrim të historisë së këtij shteti duke e përjashtuar dhe dënuar rolin dhe kontributin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare për të cilë nuk e kanë dhënë as konteibutin më të vogël pordhagjinjt e ” Grupit të Zjarrit ” e lëre më Albin Kurti.
Kështu, me këtë skenar, Serbia dhe Rusia po rikthehen në Maqedoni të Veriut sikur që po rritet ndikim politik dhe shkombëtarizues i Erdoganitvpërmes birit të tij politik , Bilall Kasamit. Interesant , edhe biri biologjik i Erdoganit e ka emrin Bilall. Albin Kurti është KM i Kosovës ku punët janë llugë në të gjitha segmentet prandaj nuk ka pasur nevojë t’i fusë hundët në problemet e të tjerëve. Albini as nuk ka pasur nevojë e as që ka nevojë të bëjë dallime midis shqiptarëve duke përkrahur haptas disa dhe duke sulmuar haptas të tjerët. Albini duhet të hjekë dorë nga ndjenja e Madhështisë së Personalitetit , e të bërit Baba i Shqiptarëve duke e rishkruar historinë e shqiptarëve përmes fredivlbelericave, Gjykatës Speciale Raciste, Rrogëtarëve të Luginës apo Llaskucëve të toj në Maqedoni të Veriut.
Historia e re e shqiptarëve është e shkruar me shumë mund, vuajtje, djersë dhe gjak. E kanë shkruar Heronjtë e Kombit dhe Martirët e Kombit të udhëhequr nga Bacë Adem Demaçi dhe Adem Jashari. Albini duhet ta lexojë me kujdes këtë histori duke mësuar nga ajo. Nuk ka tjetër mundësi apo tjetër rrugë !