Policia e Kosovës raporton se përmes telefonit me datë 12.02.2019 ishte njoftuar nga E.U. se kinse përderisa ishte duke e mbyllur lokalin e tij ‘ bastore sportive’ një person i pa njohur e kishte goditur, me ç’rast nga viktima E.U. ia kanë marrë 877.00 euro.
“Njësitet përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore”.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit e stacionit policor Istog, është vërtetuar- zbuluar se personi E.U. ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Policia e Kosovës.
I njëjti gjatë intervistimit nga hetuesit ka pranuar se shumën e parave të cekura, i kishte humbur duke luajtur në sistemin e lojërave të fatit dhe nuk i kishte marrë askush.
“ I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Vjedhje e rëndë’, tani është i dyshuar për veprën penale ‘ Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet më tej në këtë komunikatë.