Pas krimeve të terroristëve të ISIS kundër civilëve sirianë të cilët kanë tentuar të ikin nga rajonet e pushtuara nga ky grup, në rrugët që çojnë jashtë këtyre territoreve terroristët e ISIS kanë vendosur bomba dhe mina, ku me këtë rast kanë humbur jetën dhe janë plagosur 38 banorë të Deir ul Zur (në lindje të Sirisë).
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, nga shpërthimi i minave dhe bombave derisa civilët sirian epo përpiqeshin të iknin nga territoret e okupuara nga ISIS në një rajon të Deir ul Zur në drejtin të provincës Hasake, në verilindje të Sirisë, 10 veta kanë humbur jetën ndërsa 28 të tjerë janë plagosur.
I dërguari special i OKB ka paralajmëruar mbi vazhdimin e krimeve të grupeve terroriste në Siri kundër civilëve në këtë vend. Adam Dinak, me anë të një deklarate tha se ISIS banorët në qytetin Raka në veri të Sirisë i përdorë si mburojë njerëzore.