Një studim i ri tregon që edhe një humbje e lehtë
e degjimit te fëmijëve e vegjël mund të çojë në ndryshime të trurit.
Struktura dhe funksioni i sistemit akustik, i cili përpunon tinguj në tru,
zhvillohet gjatë gjithë fëmijërisë si përgjigje e trurit ndaj
tingujve të ekspozuar.
Në shumë fëmijë të shurdhër, sistemi akustik pëson një riorganizim funksional
për t’iu përgjigjur më shumë stimujve vizuale. Sidoqoftë, deri më tani, dihet
pak për efektet e humbjes së dëgjimit të butë deri të
moderuar në fëmijëri.
Një ekip hulumtimi i drejtuar nga Dr. Lorna Halliday, nga Universiteti i
Kembrixhit, përdori një teknikë elektroencefalogrami (EEG) për të matur
reagimet e trurit të 46 fëmijëve që u diagnostikuan me humbje të
përhershme të butë deri të moderuar të dëgjimit ndërsa dëgjonin tinguj.
Duke i ndarë fëmijët në dy grupe, 8-12 vjeç dhe 12-16 vjeç, studiuesit
zbuluan se fëmijët më të vegjël me humbje të dëgjimit kishin
reagime relativisht tipike të trurit, si fëmijët me dëgjim normal.
Sidoqoftë, përgjigjet në tru të fëmijëve më të mëdhenj në moshë me humbje të dëgjimit
ishin më të vogla.
Për të konfirmuar këto gjetje, studiuesit kontrolluan një nënbashkësi të grupit
të fëmijëve më të vegjël gjashtë vjet më vonë. Ata konfirmuan se ndërsa fëmijët me humbje
dëgjimi ishin rritur, përgjigjet e tyre në tru kishin ndryshuar.
Përgjigjet që dolën kur fëmijët ishin më të vegjël ose u zhdukën ose
u bënë më të vogla.
Programet aktuale për foshnjat e porsalindura janë të mira në të kuptuarit
e humbjes së dëgjimit të moderuar deri të thellë, por jo në
zbulimin e humbjes së butë.
Fëmijët me aftësi ndryshe të dëgjimit kanë tendencë të mos
zhvillojnë aftësinë e të folurit dhe të mos kenë të njëjtën performancë në
shkollë si dhe moshatarët e tyre.
Zbulimi i humbjes së butë të dëgjimit mund të çojë në
ndërhyrje që do të kufizojnë ndryshime të caktuara të trurit dhe do
të përmirësojnë shanset e fëmijëve për të zhvilluar aftësitë gjuhësore.