Humbja e thellë nga Interi, Ibrahimoviq i shkon Milanit në stërvitje

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka ftuar Zlatan Ibrahimoviqin në stërvitjen e sotme, pas humbjes së thellë nga Interi 1-5.

Ibrahimoviqi ishte në stërvitjen e sotme para ndeshjes së Milanit në Ligën e Kampionëve, ndaj Newcastle United, sfidë e cila zhvillohet nga të martën duke filluar nga ora 18:45.

Ai është parë duke diskutuar me ekipin së bashku me Piolin.

Ibrahimoviqi u pensionua nga futbolli pesë muaj më herët, pikërisht në fanellën e kuqezinjve.

Të ngjashme