Kryetrajneri Gurban Gurbanov ka dhënë dorëheqje nga përfaqësuesja e Azerbajxhanit dhe turpërimi nga Kosova në Ligën e Kombeve llogaritet si një prej arsyeve të largimit të tij.
Ai ka dhënë dorëheqje pas marrëveshjes së arritur me Federatën e Azerbajxhanit me të cilën kishte kontratë gjashtëvjeçare, të nënshkruar në vitin 2017.
Gurbanov me Azerbajxhanin siguroi vetëm dy fitore në Ligë Kombeve dhe pësoi një prej humbjeve turpëruese kur në Prishtinë u mposht me rezultat 4 me 0.
Azerbajxhani është në bisedime me ish-trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi.