Kosova ka pësuar humbje të ngushtë me rezultat 88-83 ndaj Rumanisë në Arena Antonio Alexe.
Sfida ku ishin mbledhur shumë shikues vendas, e pa ekipin e Kosovës me të gjithë lojtarët vendorë.
Dy fraksionet e para ishin më të barabartë, ku në fund të pjesës së parë Kosova shkoi me vetëm dy pikë disavantazh.
Në çerekun e tretë rumunët krijuan epërsi prej tetë pikësh, dhe në fund Kosova falë Dardan Berishës dhe tresheve të tij ishte afër të shkaktonte befasi.
Në fund Kosova humbi me pesë pikë epërsi duke u treguar e fuqishme me të gjithë lojtarët vendorë.
Më i miri ishte Lis Shoshi me 29 pikë e 18 kërcime, pasuar nga Dardan Berisha me 24 pikë dhe Gëzim Morina me 22 pikë.
Kosova kështu shënon humbjen e dytë në para-kualifikime, duke u mposhtur edhe nga Rumania pasi u mposht nga Maqedonia.