Islanda është bërë vendi më i vogël që ndonjëherë është kualifikuar për Kampionatin Botëror të Futbollit, pas fitores kundër kombëtares së Kosovës me rezultat 2:0, në kuadër të Grupit I kualifikues.
Takimi u zhvillua në Islandë mbrëmë vonë.
Derisa Islanda u kualifikua për pjesën finale të Kampionatit Botëror që zhvillohet në Rusi në vitin 2018, Kosova është e fundit në Grupin I me vetëm një pikë.
Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë, po ashtu, pësoi disfatë në terren të vet, nga Italia me rezutat 0:1, në kuadër të Grupit D kualifikues.
Italia është e dyta në këtë grup dhe zhvillon takime shtesë për kualifikim në Kampionatin Botëror, ndërsa Shqipëria është e treta me 13 pikë, në konkurrencën e 6 skuadrave kombëtare.