Humolli: Kurti më i dobët se Thaçi e Mustafa në dialog me Serbinë

Prishtinë | 04 Maj 2023 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i cili për shkak të pakënaqësive të ndryshme braktisi Grupin Parlamentar të LVV-së, Fatmir Humolli, pati kritika në adresë të kryeministrit Albin Kurti, për temën e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, LVV-ja i fitoi mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare që ta ndryshojë qasjen ndaj ndërkombëtarëve dhe ndaj Serbisë, për këtë proces.

Por, ai e quajti Kurtin Kurtin të padijshëm “që vepron sipas egos së tij personale”. Për më tepër, Humolli e lavdëroi ish-kryeministrin Isa Mustafa, se si e detyrën presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “për ta firmosur marrëveshjen e vitit 2015 dhe në të njëjtën kohë e detyroi atë ta njohë edhe Kosovën”.

“Nuk mjafton me i tregu kushtet, nëse nuk i përmbahesh atyre. Albin Kurti nuk është më individ, por kryeministër i Kosovës. Nuk guxon me u sjell ma si individ, me ego personale, nëse s’ka dije, ai duhet me kërku dije. Dmth krejt qasja është për arsye që nuk është respekti ndaj votuesve”, tha ai mbrëmë në Kanal 10.

Ai gjithashtu është i mendimit se Kurti është më i dobët në dialog sesa ish-kryeministrat Thaçi e Mustafa.

“51% të votuesve i kanë dhënë Kurtit votën, me iu qasë ndryshe bashkësisë ndërkombëtare, ndryshe Serbisë, jo sikur politika e VV-së që e ka sha Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn. E tash në pozicionin aktual është duke u sjell më keq sesa që janë sjell ata. I mirë i keq Isa Mustafa e ka detyruar Vuçiqin me nënshkruar marrëveshjen që me njoftë Kushtetuesen”.

Të ngjashme