Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ka pritur në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Në takim u bisedua për investimet e Qeverisë Hungareze në sektorin e mjedisit, veçanërisht atë të ujërave. Ambasadori zMarkusz i dorëzoi Ministrit Shala letrën e Ministrit të Shtetit për Diplomacinë Ekonomike në qeverinë Hungareze, në të cilën rikonfirmohet mbështetja e plotë për projektin e sistemit të menaxhimit të ujërave të zeza në zonën e Batllavës.
Në takim u bisedua edhe për shumë projekte tjera, në veçanti për thellimin e bashkëpunimit me ndërmarrjet publike e cilat do të mbështeten me investim për të përmirësuar performancën dhe teknologjitë e trajtimit të ujërave. Ambasadori shprehu interesimin e kompanisë General Elektrik dhe kompanive tjera Hungareze për të investuar në Kosovë.
Ministri Shala, falënderoj ambasadorin për gjithë ndihmën e dhënë nga qeveria Hungareze dhe siguroj se projektet e dakorduara do të zhvillohen sipas planit të parapare.