Kryeministri hungarez Viktor Orban tha për mediat gjermane se dëshiron ta vendosë çështjen e migracionit në qendër të presidencës së ardhshme hungareze të Bashkimit Evropian.
Orban i tha grupit mediatik “Funke” në një deklaratë të botuar dje se ai mirëpret qëndrimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili po shqyrton opsionet për zhvendosjen e procedurave të azilit në vendet jashtë BE-së. Hungaria do të marrë presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-së më 1 korrik nga Belgjika.
Orban tha se Hungaria tashmë ka një politikë ku kërkesat për azil shqyrtohen në vende të treta, si në ambasadën hungareze në Beograd, përpara se aplikantëve t’u jepet drita jeshile për të hyrë në vend.
Në mesin e qershorit, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) urdhëroi Hungarinë të paguajë një gjobë prej 200 milionë euro dhe një milionë euro shtesë në ditë për moszbatimin e vendimit të mëparshëm për ndryshimin e politikës së azilit. Vendimi vjen pas një vendimi gjyqësor të dhjetorit 2020 që urdhëron Budapestin të ndryshojë procedurat e tij për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare dhe kthimin e shtetasve të vendeve të treta. Pozicioni është kryesisht burokratik dhe përfshin përcaktimin e agjendës për takime dhe drejtimin e diskutimeve politike drejt një vendimi, ndonjëherë duke gjetur kompromise midis shteteve anëtare të BE-së kur nuk ka konsensus të qartë.
Hungaria ka marrëdhënie të stuhishme me institucionet e BE-së në lidhje me sundimin e ligjit dhe korrupsionin. Budapesti ka vendosur shpesh veton e tij në votimet kryesore, duke penguar politikat kur të gjithë të tjerët ishin gati të vazhdonin. Ajo ka pasur miliarda euro të fondeve të BE-së të pezulluara për shkak të disa shkeljeve.