Hungaria dhe Sllovakia do të luajnë ndeshjet e radhës eliminatore për Euro 2020 pa tifozë në tribuna, pasi federatat nacionale të dy vendeve janë dënuar nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) të hënën për sjellje raciste të tifozëve.
Policia e trazirave ishte ftuar për të ndërhyrë në Budapest pas shpërthimit të problemeve në tribuna gjatë ndeshjes eliminatore të Grupit E për Euro 2020 mes dy përfaqësueseve më 9 shtator, të cilën Sllovakia e fitoi 2:1, shkruan sot Koha Ditore.
Pos akuzave për racizëm, Federata e Futbollit e Hungarisë është dënuar edhe për hedhje të gjësendeve nga tifozët dhe po ashtu për ndezje të mjeteve piroteknike, dhe është gjobitur me 67.125 euro.
Federata e Futbollit e Sllovakisë është gjobitur me 20 mijë euro.