Ekonomia Online
FUNDIT

Hyn në fuqi marrëveshja Kosovë – EFTA

Hyn në fuqi marrëveshja Kosovë – EFTA

Nga dita e sotme, 1 tetor 2026, hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe Lihtenshtajnit. Me rastin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë, sot do të niset edhe pakoja e parë drejt tregut […]

Nga dita e sotme, 1 tetor 2026, hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe Lihtenshtajnit.

Me rastin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë, sot do të niset edhe pakoja e parë drejt tregut EFTA, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, nga ora 13:00.

Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, janë përcaktuar edhe procedurat për dëshmitë e origjinës dhe deklarimin doganor të mallrave që plotësojnë kushtet për trajtim preferencial.

Marrëdhënia midis Asociacionit Evropian të tregtisë së Lirë EFTA, i cili është themeluar në vitin 1960 dhe Kosovës, bazohet në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë.

Negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis katër vendeve anëtare të EFTA-s dhe Kosovës nisën në qershor të vitit 2022.

Raundet e negociatave u përmbyllën me sukses në shtator 2024, ndërsa më 22 janar 2025 u nënshkrua edhe zyrtarisht marrëveshja, e cila synon liberalizimin e shkëmbimit ekonomik dhe vendosjen e rregullave afatgjata të qëndrueshme tregtare.

Fushat kryesore përfshijnë heqjen e barrierave tarifore dhe lehtësimin e tregtisë për produktet industriale dhe bujqësore të përpunuara, thjeshtimin e rregullave teknike, sanitare dhe fitosanitare për të reduktuar pengesat në kufij, mbrojtjen e mjedisit dhe dispozita në përputhje me standardet e OBT-së.

EFTA ka një nga rrjetet më të gjera të marrëveshjeve të tregtisë së lirë në botë, duke mbuluar mbi 40 shtete jashtë kufijve të saj, përfshirë edhe marrëveshjen me Kosovën.

Të ngjashme