Armëpushimi i përditshëm pesëorësh, i thirrur nga Rusia, ka hyrë në fuqi në enkalëvn e Goutas Lindore në Siri.
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë të hënën se presidenti Vladmir Putin ka urdhëruar “pauzë humanitare” nga ora 9 deri në orën 2 pasdite, sipas kohës lokale.
Shoigu ka thënë se do të hapet edhe një korridor humanitar për t’iu mundësuar civilëve të largohen nga zona e luftimeve.
Vendimi vjen pas një jave të bombardimeve intensive në Goutan Lindore, ku, sipas aktivistëve, kanë mbetur të vrarë mbi 500 njerëz.
Gouta Lindore është zona e fundit e madhe që ka mbetur nën kontrollin e rebelëve në Siri.
Një zëdhënës i rebelëeve tha se Moska po i detyron njerëzit të zhvendosen, sepse në të kundërtën vriten.
Rreth 400,000 njerëz jetojnë në këtë enklavë, e cila është nën rrethim qysh në vitin 2013.