Rekordet Botërore Gines i kanë dhënë zyrtarisht Masazo Nonaka titullin e personit më të moshuar në botë.
Nonaka nga Japonia ka mbushur plot 112 vjeç e 259 ditë.
Titulli i kaloi të moshuarit japonez pasi Francisco Nunez Olivera nga Spanja humbi jetën në janar në moshën 113 vjeçare.
Nonaka ka lindur më 25 korrik 1905. Ai ka gjashtë vëllezër dhe 1 motër. Në vitin 1931 u martua me Hatsuno dhe kanë 5 fëmijë së bashku.
Masazo e shpenzon kohën e tij duke shikuar televizor, duke lexuar gazeta dhe ngrënë ëmbëlsira.
Ai gjithashtu pëlqen të kalojë kohë me familjen e tij dhe 2 macet Kuro dhe Haru.
Vajza e tij ja dedikon jetëgjatësinë faktit që babai i saj e jeton jetën në një mënyrë që të mos ketë stres.