“Sirena” Liu vendos rekord bote në Lojërat e Azisë

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 12:49 | Nga

Kinezja Liu Xiang ka befasuar edhe veten kor notoi kohë rekorde të botës për të fituar garën në not në 50 metra shpinë, të martën në Lojërat e Azisë. Ajo notoi për 26.98 sekonda, duke siguruar titullin e saj të parë të madh.

Kinezja 21-vjeçare përmirësoi rekordin prej 27.06 sekondash që bashkëkombësja e saj Zhao Jing e kishte vendosur me veshje “hi-tech” në Kampionatin Botëror në Romë në vitin 2009, shkruan sot Koha Ditore.

Ky ka qenë rekordi i parë i botës që është thyer në pishinat në Lojërat e Azisë, që kur japonezi Kosuke Kitajima përmirësoi rekordin e tij në 200 metra bretkosë në Busan në vitin 2002.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme