Përjashtimi nga lista e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e nëntorit nuk është pritur aspak mirë nga Anis Mehmeti.
Përzgjedhësi Maran ka vendosur të mos e përfshijë sulmuesin në listën e fundit, një vendim që ishte deri diku i pritshëm, duke marrë parasysh se Mehmeti nuk ka regjistruar ende asnjë minutë këtë sezon me Ipswich Town, ku vazhdon të mbetet jashtë planeve të skuadrës.
Megjithatë, vendimi duket se e ka zhgënjyer futbollistin shqiptar.
Menjëherë pas publikimit të listës, Mehmeti ka reaguar në rrjetet sociale, duke fshirë të gjitha fotografitë që kishte publikuar me fanellën e Kombëtares shqiptare në Instagram.
Ky veprim shihet si një shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të përzgjedhësit, ndonëse vetë futbollisti nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me këtë çështje.
