Hyri përmes rrugëve ilegale, kapet shtetasi i huaj në Kamenicë

Prishtinë | 18 Jan 2026 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të së shtunës, në fshatin Rogaqicë të komunës së Kamenicës.

Gjatë patrullimit rutinë, policia ka ndaluar një automjet, ngasësi i të cilit dyshohet se ka kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari është dërguar në gjykatë për kundërvajtje/

Të ngjashme