E ardhmja e Elesid Hysajt te Napoli, vazhdon të mbetet në dyshim. Mbrojtësi shqiptar mund të largohet në fund të sezonit nga Napoli pasi nuk e ka vazhduar ende kontratën me skuadrën italiane.
Menaxheri i lojtarit, Mario Giufferdi, ka bërë të ditur se për të ardhmen e Hysajt do të vendoset pas përfundimit të sezonit aktual.
“Muaji maj do të jetë vendimtar për të ardhmen e Hysajt. Jemi duke shikuar disa opsione, por nuk kemi vendosur ende”, ka deklaruar Giufferdi.
Për Hysajn interesim ka pasur nga skuadrat si Atletico Madridi e Milani.
27-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015 kur u transferua nga Empoli.