Agjenti i Elseid Hysaj është përgjigjur me “Ne do të shohim” kur është pyetur për kalimin e lojtarit të tij në Chelsea, pasi që ai është duke marrë kritika të ashpra në Napoli
Shqiptari ishte njëri nder lojtarët kryesor nën urdhrat e Maurizio Sarrit, por është kritikuar shumë këtë sezon, pasi që është duke dështuar në daljet e tij në sulm në urdhrat e Carlo Ancelottit.
Sarri për momentin është trajner i Chelsea dhe Blutë janë lidhur me një kalim të alos së djathtë.
“Të shohim, ndoshta”, është përgjigjur Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.
“Ka treg edhe për lojtarët e dobët…Derisa ka njerëz që e konsiderojnë atë të pavlefshëm, ndoshta ai mund të shkojë në atë skuadër. Ndoshta kjo ju tregon që ai nuk është aq i keq”, është përgjigjur me ironi agjenti i ti.
“Lojtarët kanë shpirt dhe janë qenie njerëzore, kështu që ndikohen nga gjykimet e padrejta. Ne nuk shqetësohemi për atë që thonë të tjerët, ne dëgjojmë vetëm mendimet e klubit”.
“Një pjesë e vogël që po i mungon Napolit është gazetaria, e cila nuk i ndihmon kësaj skuadre. Nuk mendoj që shtypi lokal i Torinos sillen me skuadrën e tyre sikurse sillet ai i Napolit”.
“Natyrisht, nuk po i vë të gjithë në një shportë, sepse edhe këtu ka shumë gazetarë të mirë”.