Ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti, ka filluar të kompletojë stafin politik të ministrive pas votimit në Kuvendin e Kosovës.
Post ekzekutiv në Qeverinë Kurti 2, ka marrë edhe Hysen Durmishi.
Durmishi është emëruar si zëvendësministër i Infrastrukturës. Ai ishte drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.
Ministër i Infrastrukturës është caktuar Liburn Aliu.