Hysen Durmishi i gatshëm ta paguajë gjobën, qenka bërë e madhe çështja e rripit

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi është parë teksa voziste pa e vendosur rripin e sigurisë teksa ishte bashkë me ministrin Liburn Aliu për të inspektuar punimet në autoudhën Prishtinë – Gjilan.

Ky detaj u bë lajm në media, se si zv.ministri theu rregullat e komunikacionit.

Lidhur me këtë veprim ka reaguar vetë Hysen Durmishi duke thënë se video është bërë aty ku nuk ka qarkullim të automjeteve.

Ai thotë se nuk ka qenë duke vozitur “por vetëm kam qenë në ulësen e shoferit sa për atë video”, deklaron Durmishi.

“Nëse konsiderohet që kam shkaktuar ndonjë rrezik në komunikacion jam i gatshëm që të paguaj gjobën”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë i tij:

Po e shoh që qenka bërë e madhe kjo qështja e rripit të sigurisë

Video është bërë në punishte pra në vendin ku po zhvillohen punimet në autoudhën Prishtinë – Gjilan dhe aty nuk ka qarkullim të automjeteve sepse është e mbyllur për komunikacion. Unë aty nuk kam qenë duke vozitur por vetëm kam qenë në ulësen e shoferit sa për atë video.

Nëse konsiderohet që kam shkaktuar ndonjë rrezik në komunikacion jam i gatshëm që të paguaj gjoben.

Konsideroj që më e rëndësishme është mesazhi që jepet në atë video për një projekt shumë të rëndësishëm që po jetësohet pra rruga Prizren – Tetovë.

Të ngjashme