Hysen Durmishi shkon në Drenas, sheh nga afër vendet e vërshuara nga uji

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i Detyrës së Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka arritur në Komunën e Drenasit, raporton Ekonomia Online.

Ai po vëzhgon nga afër vendet të cilat u vërshuan nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, e ku disa zona edhe u vënë shiriti e janë bërë të pakalueshme.

Komuna e Drenasit është një nga komunat e cila është prekur nga këto vërshime, e nga ku 20 familje veçse janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Të ngjashme