Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka marrë vendim për shkëputjen e kontratës së punës tre ekzaminuesve të angazhuar në Departamentin për Patentëshoferë.
Durmishi shkruan se ky vendim ka ardhë pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.
Ai shtoi se ditëve në vazhdim do të prezantohen të gjeturat që flasin për keqpërdorim nga ana e tyre.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.
Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.
Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.