Ekrem Hyseni, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është mobilizuar fuqishëm së bashku me ekipin e tij dhe qytetarët e Podujevës.
Hyseni theksoi se fryma e fitores dhe vendosmëria janë të pranishme në çdo cep të qytetit, duke u përkushtuar maksimalisht për një të ardhme më të mirë për Podujevën dhe Kosovën.
“Vullneti dhe mbështetja e qytetarëve janë burimi ynë i pashtershëm i forcës dhe frymëzimit. Ky besim i pakufishëm që keni për ne, është ajo që na motivon çdo ditë të punojmë për të sjellë ndryshimin që na duhet,” tha Ekrem Hyseni.